Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prezantohet raporti fillestar i projektit të IPA-s, EUKOJUST

Prishtinë, 20 janar 2021 – Projekti EUKOJUST i Bashkimit Evropian, që zbatohet në kuadër të Programit për sektorin e drejtësisë në Kosovë, ka mbajtur një punëtori, në të cilën është prezantuar raporti fillestar i tij.

Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në këtë punëtori ka marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, me ç’rast janë prezantuar të gjeturat fillestare sa i përket implementimit të aktiviteteve të projektit në institucionet e drejtësisë së Kosovës që janë përfituese të këtij projekti.

Përfaqësuesi i KPK-së ka shprehur gatishmërinë për angazhim maksimal për arritjen e objektivave të këtij projekti nëpër fazat e tjera pasuese.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, është shprehur gatishmëria e institucioneve vendore përfituese të këtij projekti për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm deri në realizimin e plotë të tij.