Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet punëtori lidhur me menaxhimin aktiv

Prishtinë, 15 dhjetor 2020 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në bashkëpunim me projekti holandez CILC, kanë mbajtur punëtori dy ditore ku kanë diskutuar për menaxhimin aktiv.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë kryeprokurorë, udhëheqës të Sekretariatit dhe Njësitit të KPK-së, administratorë të prokurorive dhe udhëheqës të njësive tjera.

Gjatë kësaj punëtorie janë trajtuar tema të ndryshme të cilat lidhen me format më të mira të menaxhimit, ku pjesëmarrësit kanë paraqitur përvojat e tyre të menaxhimit, rezultatet e arritura, problemet e shfaqura dhe ndryshimet menaxheriale që ata kanë bërë gjatë punës së tyre të përditshme.

Ekspert të projektit CILC kanë prezantuar përvojat e tyre personale të menaxhimit dhe format më të mira të menaxhimit që bëhen në sistemin e drejtësisë së Holandës.