Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vlerësohet bashkëpunimi me EULEX-in

Prishtinë, 14 dhjetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka zhvilluar një takim në distancë me përfaqësuesit e Drejtorisë për Qasje të Integruar për Siguri dhe Paqe të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, me përfaqësuesit e Kapaciteteve Civile për Planifikim dhe Realizim, me përfaqësuesit e Deskut të EEAS për Ballkanin Perëndimor dhe përfaqësuesit e DG NEAR.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të analizohet dhe vlerësohet progresi i zbatimit të mandatit të EULEX-it, si dhe progresi në sundimin e ligjit në Kosovë në vazhdën e përfundimit të Rishikimit Strategjik të Misionit EULEX-it përpara përfundimit të mandatit aktual të këtij misioni.

Kryesuesi Hyseni me këtë rast e ka vlerësuar punën dhe angazhimin e misionit të EULEX-it në Kosovë, duke u përqendruar në analizat lidhur me bashkëpunimin e këtij misioni me sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

Me tej, kryesuesi Hyseni ka thënë se roli monitorues dhe këshillëdhënës i EULEX-it ka rëndësi për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, por edhe për sundimin e ligjit në përgjithësi.