Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Hyseni dhe Ministri Selimi diskutuan për procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit


Prishtinë, 3 dhjetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, ku kanë diskutuar për veprimet drejt finalizimit të draftit të Strategjisë që del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Në fillim të takimit, Kryesuesi Hyseni pasi vlerësoi punën që është duke u bërë gjatë procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, tha se kontributi i Ministrisë së Drejtësisë dhe angazhimi i ministrit Selimi në këtë drejtim është i madh.

Ndërsa, Ministri Selimi vlerësoi angazhimin dhe punën e Këshillit Prokurorial të Kosovës në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e KPK-së dhe ata të MD-së kanë adresuar komentet dhe kanë punuar në finalizimin e rekomandimeve që përfshihen në Strategji.

Në këtë takim është diskutuar edhe për bazën ligjore të sistemit prokurorial, ndërsa janë paraqitur ide për ndryshime legjislative të këtij sistemi.