Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit

Prishtinë, 30 nëntor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe ai i Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj, janë takuar me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, ku kanë diskutuar për hapat e veprimit drejt finalizimit të draftit të parë të Strategjisë që del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Gjatë këtij takimi, është dakorduar që ekipet e Ministrisë së Drejtësisë dhe dy këshillave KPK-së dhe KGJK-së, të takohen për t’i adresuar komentet dhe për të finalizuar rekomandimet që përfshihen në Strategji.

Në këtë takim është diskutuar edhe për adresimin e komenteve që kanë të bëjnë me finalizimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale, si dhe për ndryshimet e nevojshme legjislative të sistemit prokurorial.

Kryesuesit e KPK-së dhe KGJK-së, shprehën gatishmërinë e të dy këshillave për bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim që përmes procesit të rishikimit funksional si dhe avancimit të legjislacionit të adresohen sfidat e sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor.