Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohet drafti i Rregullores për protokollimin, administrimin dhe arkivimin e dokumenteve në KPK

Prishtinë, 11 shtator 2020 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga prokurori Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast në rend të ditës ishte shqyrtimi i draftit të Rregullores për protokollimin, administrimin dhe arkivimin e dokumenteve në KPK.

Rrjedhimisht, gjatë takimit, u theksua se me këtë draftrregullore përcaktohen për herë të parë rregullat procedurale të pranimit, dorëzimit, ruajtjes, klasifikimit, përpunimit të shkresave dhe arkivimit të lëndëve në KPK, si dhe rregullohet procesi i punës që nga evidentimi fillestar gjer në arkivimin e plotë të materialeve të ndryshme, përfshirë kopjet fizike dhe elektronike.

Në përmbyllje, kryesuesi i këtij Komisioni, Zejnullah Gashi, ka theksuar se grupi punues për hartimin e këtij drafti edhe përkundrejt të gjitha sfidave të krijuara nga pandemia Covid 19 është angazhuar në mënyrë sistematike për hartimin e tij, ngaqë ky akt nënligjor ka një rëndësi të madhe për standardizimin e procesit të punës në sektorët përkatës të sistemit prokurorial.