Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Draftrregullorja për vlerësimin e performancës së prokurorëve i propozohet KPK-së për miratim

Prishtinë, 9 shtator 2020 – Grupi punues për hartimin e Rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve, i udhëhequr nga Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi, ka mbajtur një takim, në të cilin kanë marrë pjesë anëtarët e këtij grupi, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, përfaqësues ambasadash (përmes videokonferencës), Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Perfomancës së Prokurorëve dhe përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të Këshillit Prokurorial.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte shqyrtimi përfundimtar i draftit të Rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve, rregullore kjo, e cila është e një rëndësie të veçantë për lehtësimin e punës dhe funksionimit sa më praktik të procedurave për vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit ka dhënë komentet dhe pas shqyrtimit të tyre nga anëtarët e Grupit punues, ato që kanë pasur relevancë janë integruar në draftin e rregullores. Vlen të ceket se në draftin e kësaj rregulloreje janë përfshirë edhe komentet e propozuara nga organizatat e shoqërisë civile, të cilat merren me fushën e drejtësisë në Kosovë.

Pas trajtimit të këtyre komenteve, kryesuesi i takimit ka shprehur falënderim për pjesëmarrësit që kanë dhënë kontributin e tyre.

Në fund të takimit, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative janë pajtuar që ky draft t’i propozohet Këshillit për miratim në takimin e radhës.