Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka takuar kryetarin e OPK-së, Arben Gashi

Prishtinë 7 shtator 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni,  ka pritur në takim kryetarin e Odes së Përmbaruesve të Kosovës, Arben Gashi.

Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës  dhe Odës së Përmbaruesve të Kosovës, përmes komunikimit të vazhdueshëm  ndërinstitucional.

Me këtë rast, kryesuesi Bahri Hyseni, tha se KPK-ja e vlerëson punën e përmbaruesve privatë, të cilët me aktivitetet e tyre mundësojnë realizimin e të drejtave të personave fizikë dhe juridikë, por edhe kanë lehtësuar punën e institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë.

Kryetari i Odës së Përmbaruesve të Kosovës, Arben Gashi, vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e sistemit të drejtësisë, ndërsa shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe OPK-së. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan q të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta përmes trajnimeve të prokurorëve dhe përmbaruesve nga fusha e përmbarimit, si dhe të jenë në komunikim të rregullt ndërinstitucional, me qëllim të koordinimit në avancimin dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.