Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KPK dhe KGJK koordinojnë aktivitetet për ndërlidhje me SMIL

Prishtinë, 7 gusht 2020 –  Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ai i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkelzen Maliqi, si dhe udhëheqësit e departamenteve të teknologjisë informative të këtyre dy institucioneve, kanë mbajtur takim përmes videokonferencës.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve të KPK-së dhe KGJK-së lidhur me projektin – Sistemi për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve - SMIL.

Gjatë këtij takimi është biseduar për aktivitetet, koordinimin dhe bashkëpunimin në mes të KPK-së, KGJK-së dhe Projektit SMIL, si dhe për kërkesat finale për ndërlidhjen me këtë sistem.

Të dy drejtorët pasi vlerësuan rëndësinë e këtij projekti dhe punën e bërë deri tani për implementimin e tij, kërkuan vazhdim të angazhimit në caktimin e kërkesave finale dhe realizimin e ndërlidhjes me SMIL-in të prokurorive dhe gjykatave.