Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për kultivim të bimëve narkotike


Gjilan, 24 Korrik 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj të dyshuarve SH.K. dhe H.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, nga neni 272 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 23 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, të dyshuarit SH.K. dhe H.D., me qëllim të prodhimit të narkotikëve dhe substancave psikotrope, pa autorizim kanë kultivuar bimë narkotike, ashtu që në pronën e të dyshuarit SH.K., janë gjetur 540 bimë narkotike të mbjellura, të llojit ‘’Cannabis sativa’’, në gjatësi prej 20 – 50 cm. Në këtë mënyrë dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e sipërshënuar penale.

Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Gjilan