Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prezantohet SMIL-i për Prokurorinë e Apelit

Prishtinë 30 qershor 2020 – Departamenti i Teknologjisë Informative i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka prezantuar Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) për Prokurorinë e Apelit, me ç'rast morën pjesë Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, prokurorët dhe stafi administrativ i kësaj prokurorie.

Rrjedhimisht gjatë këtij prezantim të rëndësishëm, u tha se trajnimi i stafit të Prokurorisë së Apelit në sistemin testues do të fillojë nga java e ardhshme, ndërsa në muajin gusht do të fillojë zbatimi i sistemit real në këtë prokurori.

SMIL-i ka arritur deri tashti të gjejë zbatim në të gjitha prokuroritë themelore, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, me ç’rast është realizuar edhe shkëmbimi elektronik i rasteve nga sistemi i Policisë së Kosovës në sistemin prokurorial.