Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Draftohet Rregullorja për administrimin elektronik të lëndëve në ZMNV

Prishtinë, 18 qershor 2020 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Prokurori Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë përfaqësues të GIZ-it gjerman dhe Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.

Grupi punues ka prezantuar para anëtarëve të komisionit Draftrregulloren për administrimin elektronik të lëndëve në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave. 

Kryesuesi i Komisionit, Gashi, ka falënderuar grupin punues dhe pjesëmarrësit e tjerë për kontributin e dhënë në draftimin e kësaj rregulloreje, e cila është e një rëndësie të veçantë për lehtësimin dhe funksionalizimin sa më praktik të punës së Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.

Në vazhdën e këtij takimi janë diskutuar edhe disa nene të tjera të këtij drafti të kësaj rregulloreje, me ç’rast anëtarët e Komisionit kanë dhënë komentet e tyre dhe janë pajtuar që të mbahet edhe një takim për të harmonizuar dispozitat e draftit me legjislacionin ne fuqi.