Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 17 qershor 2020 – Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 182-të me radhë, takim ky, i cili është mbajtur nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë.

Me këtë rast, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë marrë vendim për themelimin e paneleve hetimore për dy raste disiplinore për prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

 Sipas shortit, anëtarë të panelit të parë hetimor do të jenë:

1. Sevdije Morina, Zëvendëskryeprokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kryetare;
2. Shukri Jashari, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj - anëtar dhe
3. Ismet Rrahmani, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj - anëtar.
 
Anëtarë rezervë të panelit hetimor do të jenë: 


1. Nijazi Rexha, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe
2. Veton Shabani, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Ndërsa anëtarë të panelit të dytë hetimor do të jenë:


1. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kryetar;
2. Haxhi Derguti, Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, anëtar dhe
3. Xhevdet Bislimi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit - anëtar.

Anëtarë rezervë të panelit të dytë hetimor do të jenë:


1. Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe
2. Jetish Maloku, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Po ashtu, anëtarët e Këshillit miratuan edhe Kërkesën Buxhetore 2021-2023 dhe vlerësimet e hershme 2022-2023, miratuan Raportin për vlerësimin e performancës se shtatë prokurorëve me mandat të përhershëm dhe zhvilluan seancë dëgjimore për rastin ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Në përmbyllje të takimit, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Hyseni, ka njoftuar anëtarët se nuk ka aplikuar asnjë kandidat në thirrjen publike për detyrën e Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.