Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori Krasniqi ka vizituar Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Prishtinë, 16 qershor 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, i shoqëruar nga zyrtarë të Sekretariatit, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku është pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Kujtim Munishi.

Qëllimi i vizitës së drejtorit Krasniqi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ishte ofrimi i mbështetjes së Sekretariatit për administratën e kësaj prokurorie, sidomos gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Në këtë takim, drejtori Krasniqi dhe kryeprokurori Munishi kanë biseduar për punët, sfidat dhe nevojat e shërbimeve të administratës në këtë prokurori.

Me këtë rast, drejtori Krasniqi, ka thënë se Sekretariati i KPK-së do të qëndrojë afër nevojave dhe kërkesave të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me qëllim të vazhdimit pa pengesa të punëve të kësaj prokurorie.