Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet Kërkesa buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2021

Prishtinë, 12 qershor 2020 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesja e tij, Prokurorja Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e rregullt, me ç’rast është shqyrtuar Kërkesa buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2021.

Rrjedhimisht në takim është bërë prezantimi i Kërkesës buxhetore nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi dhe zyrtarëve përgjegjës për financa dhe personel. 

Në këtë kuadër, u diskutuan nevojat për mbështetjen buxhetore, të cilat janë prezantuar nga të gjitha nivelet e prokurorive të vendit, si dhe mënyrat e arsyetimit sa më të mirë të Kërkesës buxhetore, sidomos për pjesën që kalon kufirin e përcaktuar nga Ministria e Financave.