Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raportohet në takimin e radhës të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri

Prishtinë, 11 qershor 2020 – Përfaqësues të institucioneve të sistemit prokurorial të Kosovës, në përbërje të të cilëve ishin kryeprokurorë, prokurorë, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit dhe zyrtarë të tjerë të KPK-së, kanë marrë pjesë përmes videokonferencës në takimin e radhës të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri të Komisionit Evropian, takim ky, i cili mbështetet nga Ministria e Integrimit Evropian.

Në këtë takim është diskutuar zbatimi i konkluzioneve të takimit të vitit të kaluar të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në sistemin prokurorial dhe planet e tij për të ardhmen.

Përveç përfaqësuesve të sistemit prokurorial, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, zyrtarë të Komisionit Evropian dhe zyrtarë të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Pas përfundimit të të gjitha takimeve, Komisioni Evropian do të hartojë konkluzionet e reja që do të dalin si rezultat i këtyre takimeve, konkluzione këto, të cilat pritet të përmbushen dhe prezantohen në takimin e radhës të këtij Nënkomiteti.