Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komunikatë e përbashkët për media e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës

Prishtinë, 4 qershor 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Inspektorati Policor i Kosovës, njoftojnë opinionin publik se janë duke e trajtuar incidentin në lidhje me veprimet e oficerëve të mbrojtjes së afërt të Presidentit të Kosovës.

Si Prokuroria ashtu edhe IPK-ja trajtojnë shumë seriozisht çdo pretendim të sjelljes së kundërligjshme dhe në koordinim të plotë do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Po ashtu, Prokuroria e Shtetit dhe IPK-ja u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të posedojnë informacione shtesë lidhur me këtë rast t’i përcjellin të njëjtat duke siguruar konfidencë të plotë me rastin e trajtimit të tyre dhe duke siguruar publikun që do të vazhdohet me hetimin e këtij rasti me gjithë seriozitetin që e meriton .

 

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Prishtinë