Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet Draftrregullorja për organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 12 maj 2020 – Komisioni për Çështje Normative, në përbërje të Kryesuesit të këtij komisioni, Zejnullah Gashi, anëtari, Naim Abazi dhe prokurorit të Prokurorisë Themelore të, Prishtine Ilir Morina, ka mbajtur takimin e radhës.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me Draftrregulloren për organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku pas diskutimeve lidhur me ketë draft, dy anëtarët e komisionit u pajtuan që kjo rregullore t’i propozohet Këshillit për miratimin e saj në takimin e radhës që do e mbajë.

 

Po ashtu, në këtë takim ka raportuar Udhëheqësi i grupit punues për hartimin e Draftrregullores për protokollimin, arkivimin e dokumenteve dhe lëndëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili ka njoftuar për punën që është bërë gjatë kësaj periudhe në hartimin e kësaj rregulloreje dhe veprimet që do të merren në vazhdimësi.