Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdon draftimi i Rregullores për organizimin dhe veprimtarinë e KPK-së

Prishtinë, 25 shkurt 2020 - Komisioni për Çështje Normative, i udhëhequr nga Kryesuesi, Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës për vazhdimin e draftimit të Rregullores për organizimin dhe veprimtarinë e KPK-së, në të cilin, përveç anëtarëve të Komisionit, kanë marrë pjesë edhe Drejtori Përgjithshëm i Sekretariatit, Drejtori i NJSHPP-së dhe përfaqësuesit e Zyrës Ligjore.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar disa dispozita të kësaj rregulloreje, siç janë:  detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit, përgjegjësitë e Zëvendëskryesuesit, kuorumi i takimeve të Këshillit dhe vendimmarrja e Këshillit.