Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Miratohet Raportit vjetor financiar për vitin 2019 i sistemit prokurorial

Prishtinë, 23 janar 2020 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesja, Prokurorja Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin përveç anëtarëve të komisionit, kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi, si dhe zyrtarë të njësive përkatëse të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për vitin 2019 të sistemit prokurorial të Kosovës, të cilin e ka prezantuar Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, duke përfshirë të gjitha programet buxhetore të Këshillit sipas kategorive ekonomike, raport ky, i cili u miratua pa vërejtje nga Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel, por me rekomandim që në raport të paraqitet tabela e realizimit të buxhetit sipas programeve, si dhe të paraqiten obligimet e mbetura të vitit 2019.

Gjithashtu, në takim Drejtori i Përgjithshëm e ka prezantuar para anëtarëve të Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel edhe Planin e personelit për vitin 2020, i cili po ashtu u miratua nga Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel.