Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KPK dhe KGJK diskutojnë prioritetet e përbashkëta për vitin 2020

Prishtinë, 16 janar 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokuroril të Kosovës, Bahri Hyseni, ka zhvilluar një takim pune me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, takim ky, në të cilin morën pjesë edhe drejtorët e përgjithshëm të dy sekretariateve përkatëse. 

Qëllim i takimit ishte diskutimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe koordinimi i aktiviteteve gjatë procesit të punës dhe prioriteteve të përbashkëta institucionale për vitin 2020.

Ndër të tjera, kryesuesit e dy Këshillave janë pajtuar në këtë takim që të ketë unifikim në vendimmarrje sa u përket kompetencave të natyrës së përbashkët, siç janë: performansa e prokurorëve dhe gjyqtarëve, disiplinimi, rekrutimi, transferimi dhe avancimi i tyre, si dhe respektimi i kodeve etike përkatëse në sistemin prokurorial dhe atë gjyqësor të Kosovës.