Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

 

Prishtinë, 15 maj 2024 – Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, ka mbajtur sot takimin e radhës sipas agjendës së paraparë, në të cilin kanë marrë pjesë anëtarët e tij Komisioni.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Normative pas diskutimit të bërë, kanë finalizuar Draft Rregulloret për Procedurat Disiplinore të Stafit Administrativ, Për Procedurën e Rekrutimit, Pranimit, Emërimit dhe Punës Provuese për të Punësuarit në Administratën e Sistemit Prokurorial dhe për Planifikimin e Personelit në Sistemin Prokurorial.

Anëtarët e Komisionit pas finalizimit të Draft Rregulloreve të lartcekura, kanë vlerësuar se hyrja në fuqi e këtyre Rregulloreve do të shërbejë për ta bërë sa më efikase dhe funksionale Administratën e Sistemit Prokurorial.