Mbahet takimi i Komisionit për rishqyrtimin e kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë
Prishtinë, 8 nëntor 2023 - Komisioni për rishqyrtimin e kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë mbajti një takim, në të cilin janë shqyrtuar kundërshtimet e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Me këtë rast, Komisioni për Rishqyrtim ka vendosur lidhur me kundërshtimet e kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe raportin lidhur me këto kundërshtime do ta dërgojë në takimin e radhës së Këshillit Prokurorial.
Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe të EULEX-it.