Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 6 nëntor 2023 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga prokurori Armend Zenelaj, mbajti sot takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij komisioni, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së në Kosovë dhe udhëheqësit e njësive administrative të KPK-së.

Fillimisht, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative miratuan Draftrregulloren për Organizmin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shteti dhe, sipas agjendës së paraparë, diskutuan dhe analizuan përmbajtjen e Draftrregullores për Qasje në Dokumente Publike, e cila ka për qëllim të përcaktojë procedurën dhe mënyrat e lejimit të qasjes së publikut në dokumentet publike të sistemit prokurorial.

Po ashtu gjatë takimit të sotëm u inkorporuan edhe komentet e partnerëve ndërkombëtarë, komente këto, që do të ndikojnë në ofrimin e qasjes më praktike dhe të bazuar në standardet më të mira ndërkombëtare.   

Në përmbyllje të diskutimeve lidhur me këtë draft, u tha se në takimin e ardhshëm do të arrihet finalizimi dhe i njëjti do të procedohet për miratim në njërën nga takimet e KPK-së.