Prishtinë, 29 tetor 2024 – Në kuadër të aksioneve të dhurimit të gjakut, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Prokurori i Shtetit (PSH), në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ), kanë organizuar sot ditën e dhurimit vullnetar të gjakut.
Kjo iniciativë humane është kryer nën kujdesin e ekipit mjekësor të QKKTGJ-së në ambientet e KPK-së, të cilës iu përgjigjen 16 punonjës të sistemit prokurorial, me ç’rast përfaqësuesit e ekipit mjekësor të QKKTGJ-së falënderuan dhe shprehën mirënjohje për dhuruesit vullnetarë.
Dhurimi i gjakut është realizuar për vite me radhë në sistemin prokurorial dhe konsiderohet si një akt i domosdoshëm humanitar për shpëtimin e jetës së njerëzve.