Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Kryesuesi Hajdaraj priti në takim lamtumirës Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Prishtinë, 3 shtator 2024 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Me këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadorit Davenport gjatë udhëheqjes së Misionit të OSBE-së në Kosovë, duke kontribuar në fuqizimin dhe avancimin e sistemit prokurorial të vendit. “Z. Ambasador, uroj të keni suksese të reja në angazhimet tuaja në të ardhmen dhe jemi mirënjohës për punën dhe bashkëpunimin tuaj që patëm gjatë kësaj kohe”, nënvizoi Kryesuesi Hajdaraj në këtë takim lamtumirës.

Nga ana tjetër, edhe Ambasadori Davenport, ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin e OSBE-së me sistemin prokurorial, me ç’rast ka falënderuar Kryesuesin Hajdaraj për mbështetjen e tij gjatë proceseve të punës së përbashkët.