Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet testi me shkrim për kandidatë për prokurorë të rinj të shtetit

9 qershor 2024–Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar mbajtjen e testit me shkrim, në kuadër të procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve të rinj të shtetit, i cili është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në testin me shkrim kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 meshkuj dhe 131 femra, prej të cilëve dy janë pjesëtarë nga radhët e minoriteve.
Kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e tjerë, ka mbikëqyrë rrjedhën e mbajtjes së testit me shkrim.
Ky proces është zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitoruesve të EULEX-it dhe OSBE-së.

Këshilli Prokurorial i Kosovës do t’ju mbajë të informuar me kohë për rrjedhën e procesit të mëtejshëm.