Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 mars 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit për tre (3) të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dy (2)  aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

26 - 29

9 - 10

3 – 3

7 – 7

2 - 2

3 – 3

   7 - 9

    57 - 63

Ndalimet

/

3

      1

    7

/

       1

/

/

       12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

6 - 6

    2 - 2

     /

2 - 2

/

     1 – 1

1 - 1

    12 - 12

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndaimit pëe t’iu afruar personi apo vendit të caktuar ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vetëgjyqësia”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë” dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, ky departament, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Deklarim i rremë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale”Kanosja” nga neni 181 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri me dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 par.1 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri me dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 par.1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave per veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale Dhuna në familje” dhe “Sulmi;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepren penale Keqpërdorimi i besimit;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepren penale Sulmi”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.  

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh