Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 16 mars 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit për tre (3) të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe  ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

8 - 9

5 - 7

/

7 – 7

1 – 1

2 – 2

   12 - 16

    35 - 42

Ndalimet

/

10

      2

     1

3

       /

1

1

       18

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

    2 - 3

     /

/

/

        /

1 - 1

     3 - 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Sulmi”, një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Vrasja në tentativë”, një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Po ashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë- Departamenti i Përgjithshëm, më urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Poesdimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokurorita Themelore në Gjakove, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri, me dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepren penale Vjedhja e pyllit.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale si në vijim:

Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lëhtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh