Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 13 mars 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

      /

         /

Ndalimet

/

8

      1

     4

3

       /

1

 

       17

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 - 2

       /

    /

/

/

        /

 

      2 - 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe pesë (5) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi” (në tentativë).


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet  e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” një (1) person për veprën penale “Dëmtim i varrezave”, një (1) i ndaluar për veprën penale “Zjarrvënia” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.


Shkarko raportin 24 orësh