Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 10 Mars 2023  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

18-24

5-10

4-4

9-9

-

4-6

2-2

42-55

Ndalimet

-

6

-

1

-

-

1

-

8

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

3-3

3-3

-

1-4

-

-

1-1

8-11

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Ndihmë në vjedhje”, një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vrasja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, në tri raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë  në familje”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Vrasja në tentativë’’, ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale Dhunimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Mospërfillja e gjykatës;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale Vjedhja e rëndë;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Kanosja.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi “Falsifikimi i dokumenteve”.


Shkarko raportin 24 orësh