Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 05 Gusht 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për  kryerje të veprave të ndryshme  penale, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

3-5

-

2-2

7-11

-

2-2

15-16

29 - 36

Ndalimet

-

4

-

8

2

2

1

1

18

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

2-2

3-4

1-1

-

-

-

-

6 - 7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), dy (2) persona, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale  “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Kalimi ilegal i kufirit” sipas KPRK-së, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për  kryerje të veprave të ndryshme  penale . Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Kanosje”, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës se trafikimit”.
 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e  masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës se trafikimit”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale "Dhuna ne Familje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave dhe atë për shkak të veprave penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale "Dhuna në familje";

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i Lehtë Trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) person i dyshuar është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:


Prokuroria Themelore e Mitrovicës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Dhunimi”.

 

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2)  aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë “,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Shkarko raportin 24 orësh