Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 31 korrik 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzeteshtatë (27) persona, si dhe janë ushtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar, po ashtu është ndaluar një (1) i mitur në kohëzgjatje prej 24 orëve. Si dhe pranë gjykatës kompetente, për të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

3

18

/

4

1

/

1

27

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 - 1

1 - 18

/

/

/

/

/

2 - 19

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe, një (1) i mitur, është ndaluar në kohëzgjatje prej 24 orëve, për shkak të dyshimit se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Po ashtu, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është parashtruar një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një (1) kërkesë për një (1) të mitur, për shkak të dyshimit se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh