Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 8 maj 2022  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në tre raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar në dy raste të ndara.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

4

6

3

/

4

/

1

18

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 3

1 – 1

/

/

2 – 2

/

/

6 – 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

 

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” dhe një (1) person i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprat penale si në vijim:

Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Ndërsa, një (1) person është ndaluar për shkak të veprave penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona për vepra të ndryshme penale.

Një (1) person i arrestuar për veprën penale “Lëndim i lehtë”, si dhe dy  (2) persona të arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në tre raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dy (2) perona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, dy (2) perona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh