Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 27 janar 2022  –  Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza kundër tetëdhjetetetë (88) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

31 – 46

15 – 16

/

8 – 9

/

9 – 11

4 – 6

67 – 88 

Ndalimet

/

7

1

1

1

1

/

/

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

4 – 4

1 – 2

/

1 – 1

/

/

1 – 1

7 – 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar: dy (2) persona për veprën penale “Sulm”, dy (2) persona për veprën penale “Kanosje” një (1) person për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”, si dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Në kuadër të Departamentit të Krimeve të Rënda, prokurori kujdestar ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Grabitja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër katërdhjetëegjashtë (46) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”,

Tre (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Kanosja”,

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të pandehura (të mitura), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Vjedhja e rëndë".

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "Vjedhja e rëndë" dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër tre (3) personave për veprën penale "Grabitja".

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale "Vjedhja e shërbimeve",

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Vjedhja e pyllit",

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Dhuna në familje",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Detyrimi".


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”dhunë në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“;

 

Raste tjera me interes për publikun:

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”  nga neni 267 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare në tentativë” nga neni 140 paragrafi 3 nën paragrafi 3.3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Shkarko raportin 24 orësh