Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 24 janar 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

1

1

4

1

2

-

-

9

Paraburgimet:

 kërkesat – personat

-

1-1

-

-

-

-

-

-

1-1

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë,  me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprat penale “Mashtrim” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Në kuadër të Departamentit për të Mitur, prokurori kujdestar ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar  katër (4) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Sulmi”,  një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, dhe  një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh