Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 21 janar 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                          

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh në dy raste të ndara, si dhe, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të mitur dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

 

12-16

8-8

-

5-7

3-4

1-1

6-7

35-43

Ndalimet

 

5

1

2

2

2

-

1

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

 

1-1

3-4

-

 

-

-

-

4-5

Bastisjet

 

-

-

-

 

-

-

-

-

Sekuestrimet

 

-

-

-

 

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, dy (2) persona, në raste ndaras, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit në sektorin privat”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një person (1) të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 i KPRK-së.         

Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.       

Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.         

Aktakuzat:     

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.         

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së,    

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prodhimi, furnizimi, shitja, posedimi ose dhënia në shfrytëzim e mjeteve për falsifikim” nga neni 298 i KPRK-së,         

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulm” nga neni 184 i KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së,      

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike” nga neni 327 i KPRK-së,      

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.    


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalime nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë , dy (2)persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale.   Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vrasje”, ndërsa, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” .


Prokuroria Themelore Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale "Vrasja e rëndë" dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale "Mashtrimi".

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik",

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale "Dhuna në familje",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Mbajtja nē pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve" dhe "Vjedhja grabitqare",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Mbajtja nē pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mundësimi apo detyrimi në prostitucion”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për verpën penale “ Vjedhje e rëndë në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”, “Kanosja”, si dhe, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të mitur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve , substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Shkarko raportin 24 orësh