Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 24 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetepesë (75) aktakuza kundër tetëdhjetedy (82) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është  bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë  (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë  (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

17 – 1 7

18 – 19

/

19 – 21

/

16 – 16

5 – 9

75 – 82

Ndalimet

/

4

2

1

/

1

/

/

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 3

/

/

1 – 1

1 – 1

1 – 1

1 – 1

7 – 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Zjarrëvënia” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të dyshuarit veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shantazhi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Tregtia e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja e ryshfetit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’ dhe ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shantazhi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë  (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë  (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Tre  (3) aktakuza kundër tre  (3) personave për veprën penale “Vjedhje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkelje  e urdhrit mbrojtës”

Dy (2) aktakuza kundër dy  (2) personave për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”

Pesë  (5) aktakuza kundër pesë  (5) personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “Kanosje”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “Vrasje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Shkarko raportin 24 orësh