Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 21 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona për 48 orë, janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren,ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, nga kjo prokurori është bërë një (1) kërkesë për kryerjen e obduksionit lidhur me rastin e vdekjes së një personi, si pasojë e rënies në humnerë në Prevallë.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa ndaj tre (3) personave për caktimin e masës se të pandehurve në procedurë penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Ndalimet |
- |
4 |
- |
3 |
1 |
5 |
- |
1 |
14 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
- |
- |
1-1 |
2-3 |
- |
- |
- |
- |
3-4 |
Bastisjet |
- |
- |
- |
|
- |
- |
- |
- |
- |
Sekuestrimet |
- |
- |
- |
|
- |
- |
- |
- |
- |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Ndihma në grabitje” sipas KPRK-së.
Raste të tjera me interes për publikun:
Një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke ecur në një shteg malor, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Po ashtu, edhe një (1) kërkesë tjetër është bërë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.
Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitje në tentativë”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Shkarko raportin 24 orësh