Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 18 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, janë paraqitur dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të  dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, si dhe, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

12-13

3-4

12-12

4-4

2-3

9-11

3-3

45-50

Ndalimet

-

6

1

2

1

-

-

-

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

2-2

-

-

4-4

-

1-1

-

7-7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

2

-

-

-

-

2

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” dhe “Mashtrimi”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Pengimi i pesonit zyrtar në kryerjen e deyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:

Tri (3)  aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3)  aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Tri (3)  aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanojsa”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Heqja apo dëmtimi i shenjave”,            

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhje”.

 

Sekuestrimet e përkoshme:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy (2) kamionëve, çelësave të kamionit dhe masën drusore.

1. Një kamion i i markës DAF-Dme,

- Çelësat e kamionit.

- Masa drusore e llojit Breu teknik , të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej rreth  2.73 m³

-Masa drusore për djegie Breu , të thata, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej rreth  6.34 m³        

 

2. Një kamion i rëndë i markës Volvo,

-Çelësat e kamionit.

-Masa drusore e llojit Breu teknik , të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej rreth  6.11 m³


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person  për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

 Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës  ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja  e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave per veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave per veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi per veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh