Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 08 Tetor 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza, kundër dyzet (40) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona.

Gjithashtu, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar  një (1) person dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në katër raste të ndara, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    -    15-18    8-8    3-3    2-2    5-6    2-2    1-1    36-40
Ndalimet    -    1    1    1    -    6    -    1    10
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    3-3    2-2    -    1-1    -    -     -    6-6
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Grabitja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:    
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit kanë kryer veprat penale si në vijim ”Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Vjedhja e rëndë”, sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, ubstancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe “Sulmi”.


 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar  një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, 
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale  “Vjedhje shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në katër raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vjedhje”, si dhe,  një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
 


Shkarko raportin 24 orësh