Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 07 tetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  një (1) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tre raste të ndara, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    24 – 28     9  - 11     /    3 – 3     1 – 1     1 – 1     10 – 11     48 – 55 
Ndalimet    /    7     2    1    1    4    1    1    17 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    5 – 8     /    /    1 – 1     /    1 – 1     /    7 – 10 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Grabitja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se dy prej tyre kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe njëri për veprën penale “Mashtrimi”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit “,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa, i dyshuari i dytë është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. 
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit: 
Një (1) person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer  veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar kaër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tre raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulmi”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit kujdestar:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.
 


Shkarko raportin 24 orësh