Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 12  Shtator 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave te dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Ndalimet    -    4    1    1    -    2    -    2    10
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    3-5    1-1    -    2-2    -    -     -    6-8
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -



Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë Departamenti për te Mitur me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” si dhe ka ndaluar dy (2) persona te dyshuar për veprën penale “Dhune ne familje”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prishtinë Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) persona për veprën penale “Marrje e ryshfetit dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale” si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Prokuroria Themelore në Prishtinë Departamenti për te Mitur ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’


 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulmi”, si dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ndërsa Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për veprat penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe ‘’Vjedhja’’.


Shkarko raportin 24 orësh