Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 10 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në Prishtinë. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, i njëjti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Rasti po vazhdon të hetohet.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tri (3) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje”. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) propozim për caktimin e masës së paraburgimit me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhune në familje”, si dhe ka ngritur pesë  (5) aktakuza kundër tetë  (8) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9), personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    5 – 5      3 – 4     /    5 – 5      /    5 – 8     9 – 9     27 – 31 
Ndalimet    /    4    3    4    1    /    1    /    13 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1 – 1     2 – 2     1 – 1     1 – 1     1 – 1      /    /    6 – 6 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit veç e veç kanë kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënia”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulmi”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale "Dhuna në familje".

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) propozim për caktimin e masës së paraburgimit me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale "Kanosja".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale "Vjedhja e pyllit",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Kontrabandimi i mallrave".


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhune në familje”.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalim ilegal”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi, asgjësimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) Aktakuza, kundër nëntë (9), personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


 


Shkarko raportin 24 orësh