Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 18 Korrik 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë persona, janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër njëmbëdhjetë (11) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi..

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prokuroritë

 

 

Prokuroria

 

 

Prishtinë

 

 

Prizren

 

 

Pejë

 

 

Gjilan

 

 

Gjakovë

 

 

Mitrovicë

 

 

Ferizaj

 

 

Total:

 

 

 

 

 

Speciale

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktakuzat

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

personat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndalimet

-

 

7

 

1

 

-

 

-

 

6

 

-

 

-

 

14

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paraburgimet (apo masa

 

 

6-6

 

 

2-2

 

 

1-4

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

9-12

 

 

tjera): kërkesat - personat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bastisjet

-

 

-

 

-

 

-

 

-

 

-

 

-

 

-

 

-

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sekuestrimet

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

-

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist“ nga neni 143, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist“ nga neni 143 paragrafi 2, “Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit“ nga neni 138 paragrafi 1 dhe “Rekrutimi për terrorizëm“ nga neni 139 të KPRK-së, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist“ nga neni 143, paragrafi 2, të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, nën dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tri raste të ndara. Pesë (5) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh