Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 korrik 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar njëzetenëntë (29) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente, janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist“ nga neni 143 paragrafi 2 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre (3) raste të ndara, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

13 - 13

13 - 13

5 - 5

5 - 6

10 - 12

3 - 3

8 - 9

57 – 61

Ndalimet

1

17

1

4

1

3

/

2

29

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

4 - 4

/

1 - 1

/

     1 - 1

/

2 - 2

8 - 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

 

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist“ nga neni 143 paragrafi 2 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe tetë (8) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Dhunimi”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Tre (3) persona të ndaluar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  në tre (3) raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Armbajtje pa leje”, si dhe,  një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër katër  (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundët dy (2) peronave për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person tjetër për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “Vjedhje” dhe një (1) kërkesë tjetër kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave  për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.


Shkarko raportin 24 orësh