Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 08 Qershor 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza, kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në 2 raste të ndara.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Prishtinë Speciale    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat personat    /    7-16    7-9    3/4    8/9    /    3/3    13-17    41-58
Ndalimet    /    2    6    1    3    2    1    1    16
Paraburgimet:
kërkesat - personat    /    4/6    /    /    1/1    /    /    1/1    6-8
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,


Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 240 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë” nga neni 313 - 28 të KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.


Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së. Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për vepren penale “Organizmi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300 par 2 të KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi    për veprën penale mbajta ne pronësi kontroll apo posedim te pa autorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 te KPK-së.;
Një (1) aktakuzë, ndaj një (1) personi, për veprën penale "Falsifikimi i rezultateve të votimit".
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i natkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në 2 (dy) raste të ndara, 1 (një) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, 1 (një) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Shkarko raportin 24 orësh