Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 5 Qershor 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, njëzetenëntë (29) persona të dyshuar, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetëmbëdhjetë (18) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy
(2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave të ndryshme penale


Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar njëzetedy (22) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dymbëdhjetë (12) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Prishtinë Speciale    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    4    1    /    /    1    22    1    29
Paraburgimet:
kërkesat - personat    /    2/4    1/1    /    /    1/1    2/12    /    6-18
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar njëzetenjë (21) persona, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja”.
 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për njëmbëdhjetë (11) persona, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja”.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.


Shkarko raportin 24 orësh