Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 4 Qershor 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetetë (28) aktakuza, kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, shtatë (7) persona të dyshuar, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë
(12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për sekuestrimin e tri (3) veturave, për shkak të dyshimit se janë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Prishtinë Speciale    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat personat    /    8-12    9-11    4/5    3/3    /    /    4-5    28-36
Ndalimet    /    6    1    /    /    /    /    /    7
Paraburgimet:
kërkesat - personat    /    1/1    /    /    /    /    /    /    1-1
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    3    /    /    /    /    /    /    3
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.
Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për sekuestrimin e tri (3) veturave, për shkak të dyshimit se janë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,


Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shtrëngimi”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Aktakuzat:
Me datën 04.06.2021, Prokuroria Themelore në Prizren, nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë


Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale "Vjedhja e rëndë" nga neni 327 i KPRK-së; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale "Deklarimet e rreme" nga neni 384 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 par 1 të KPRK-së
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Sulmi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh