Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 03 Qershor 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjë (101) aktakuza, kundër njëqindenëntëmbëdhjetë (119) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona.

Gjithashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për të lëshuar letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar kundër një (1) personi, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tetëdhjeteshtatë (87) aktakuza kundër njëqindedy (102) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).              

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    -    87-102    6-9    -    -    -    7-7    1-1    101-119
Ndalimet    -    7    1    -    -    3    2    -    13
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    1-1    -    -    1-1    2-2    -     -    4-4
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    1    -    -    -    -    -    -    -    1
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për të lëshuar letër-rreshtim vendorë dhe ndërkombëtar kundër një (1) personi për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile” në kundërshtim me nenin 142 dhe 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e penalizuar me nenin 31 dhe 153 të KPRK-së.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të provave kundër tre (3) personave, për veprën penale “Pastrimi i parasë nga neni 302 i KPRK-së nr.06/L-074 , lidhur me nenin 56 paragrafi të Ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe “Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale“, neni 333, paragrafi 1 i KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi trupor” dhe “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëdhjeteshtatë (87) aktakuza kundër njëqindedy (102) personave, për këto vepra penale:
Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shantazhi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:       
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë  ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Një (1)  person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe “Mashtrimi”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ”Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, dhe, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit” dhe “Mashtrimi”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja “ dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fajdeja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale“Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Shkarko raportin 24 orësh